Flash News

KRYESORE

‘Qartë dhe dhimbshëm’/ Nishani: Raporti i OSBE, panoramë e qartë e një Shqipërie në regjim

‘Qartë dhe dhimbshëm’/ Nishani: Raporti i OSBE,

Ish presidenti Bujar Nishni ka reaguar ndaj raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit, nëpërmjet një statusi të gjatë në faceboo, ku shkruan se në këtë raport jepet qartë dhe dhimbshëm shembja e elementeve kryesorë të shtetit dhe të sistemit politik në Shqipëri.

Nishani shkruan se raporti i ODIHR është panorama e qartë e një Shqipërie në regjim.

Postimi i plotë:

Raporti më i fundit i OSBE/ODIHR mbi 30 Qershorin në Shqipëri nuk solli në fakt asgjë të re për opinionin publik në vend, përveçse ripërsëriti dhe rikonfirmoi atë që aktorë të tjerë ndërkombëtar e veçanërisht media serioze dhe e pavarur ndërkombëtare kishte demonstruar disa herë me prova e fakte dramatike.

Atë të Shqipërisë nën një rregjim!

Kjo ishte dhe panorama e shpalosur edhe në raportin e OSBE adresuar kjo në këtë rast nga këndvështrimi mbi një dimension të sajin, atë të proçeseve elektorale si mekanizma ku starton klima dhe arkitektura e jetësimit të politikave qeverisëse e funksionuese të shtetit e shoqërisë.

Nëse do të ndërtonim një identikit të shprehur mbi një grafit bardh e zi të rregjimit duke përdorur si gdhendës, karbonin që përmban raporti i OSBE mbi farsën elektorale të 30 Qershorit, do të shihnim thjesht e qartë rrënojën katastrofale të shtetit tonë, të shembur mbi dhé.

THEMELI, KOLONA, ÇATIA, janë elementët fondamental të ekzistencës, mbi të cilën

mundësohet qëndrimi dhe funksionimi i çdo arkitekture dhe ngrehine funksionale.

Në raportin e OSBE prezantohet qartazi (megjithëse dhimbshëm për ne) imazhi i shembjes të të gjithë këtyre elementëve të shtetit dhe sistemit tonë politik.

Në një proçes elektoral, themeli prej nga ku ngrihet gjithshka më pas është LIGJISHMERIA!

Ligjishmëria e një proçesi elektoral, vendoset, përfaqësohet, jetësohet vetëm dhe vetëm nga Dekreti i Presidenti të Republikës!

Nuk ka proçes zgjedhor pa një Dekret, pikë!

Të fundit