Flash News

KRYESORE

Qazim Sejdini shfaqet në Tiranë, gazetarja e kap të papërgatitur me pyetjen para kolegëve socialistë

Qazim Sejdini shfaqet në Tiranë, gazetarja e kap të

Kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini është shfaqur mëngjesin e sotëm në Tiranë, për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste.

Prania e Sejdinit nuk i ka shpëtuar gazetares së News 24, Marsela Karapanço, e cila ka nxituar t’i marrë një prononcim Sejdinit për situatën e krimit të organizuar në Elbasan dhe lidhjes së emrit të tij me një prej bandave më të rrezikshme në të gjithë Shqipërinë.

Sejdini është kapur i papërgatitur nga pyetja e gazetares dhe para kolegëve të tij socialistë ai është shprehur shkurtimisht: “Të vendos drejtësia. Duhet të flasë drejtësia”.

Më pas, kryebashkiaku i Elbasanit ka hyrë në sallën ku do të zhvillohen punimet e Asamblesë duke shmangur një tjetër kontakt me gazetarët.

Sot prezantohen zv/ministrat e rinj, ja kush janë disa nga emrat e mundshëm

Të fundit