Flash News

KRYESORE

 “Qefi, qefi”, Bes Kallaku e merr seriozisht muzikën, sjell bashkëpunimin e ri me këngëtaren e njohur nga Tropoja

Duket se Bes Kallaku po korr më shumë sukses në muzikë se sa në aktrim. Kjo për faktin se ai është përqendruar dhe i ka kushtuar shumë kohë muzikës, duke bashkëpunuar me artistë të njohur.

Me stilin e tij prej ‘maloku’, Bes Kallaku sjell bashkëpunimin më të ri me këngëtaren e njohur të muzikës popullore nga Tropoja, Fatmira Breçani.

Kënga titullohet “Qefi, qefi” , e cila për momentin nuk është shoqëruar ende me një videoklip.

Kënga është shumë ritmike dhe duket se do të pritet mirë nga publiku.

Të fundit