
Flash News
Akuzohet për vr*sje për arsye gjakmarrjeje, arrestohet në Angli 48-vjeçari
SPAK kontrolle në bizneset dhe banesat e Ergys Agasit, sekuestron dy automjete
Anëtarë të organizatave kriminale/ Ekstradohen nga Dubai 3 ushtarët e Talo Çelës
Berisha paralajmëron fakte të reja për farsën elektorale: Mos harroni se nuk ka filluar të flasë akoma laptopi
Berisha mbledh nesër drejtuesit politik
Njihuni me Rudinën, mësuesja e meditimit që hoqi dorë nga gazetaria
Të meditosh do të thotë “me- dit-o”, të dish, të njohësh, t’i njohësh gjërat dhe fenomenet për atë çka janë dhe jo për atë që ne mendojmë se ato janë për shkak të emocioneve momentale, për shkak të asaj që na kanë prezantuar shoqëritë tona dhe të gjendjes së ulët të vetëdijes që kemi si rrjedhojë e stresit. Të meditosh do të thotë të ulesh dy herë në ditë me sytë mbyllur dhe për 20 minuta të praktikosh qetësinë, të prekësh fushën e unifikuar (siç e quan ndryshe fizika kuantike), fushën e të gjitha mundësive. Disiplina e meditimit ka filluar të jetë e populluar edhe në Shqipëri, ku dita ditës interesi i shqiptarëve për meditimin është në rritje.
“Qëkurse kam filluar të meditoj jam bërë gjithnjë e më vetja ime”, kështu e nis bisedën Rudina Kopo, vajza nga Tirana, e diplomuar për ‘Gazetari dhe Komunikim’ dhe prej 3 vitesh instruktore e teknikës së meditimit.
Në një intervistë për “Politiko.al” Rudina rrëfen se çfarë është meditimi dhe si funksionon kjo disiplinë në Shqipëri.
Çfarë është meditimi?
Të meditosh do të thotë që dy herë në ditë të merresh vetëm me veten tënde dhe me asgjë tjetër. Kjo është një lloj shfaqje dashurie ndaj vetes. Vetëm kur ne çdo ditë kujdesemi për veten, mund të kujdesemi më mirë edhe për të tjerët. Praktika të tilla kanë ardhur më së shumti “andej nga lind dielli”, nga lindja, por në Shqipëri Meditimi Transcendental erdhi nga Hetem Ramadani, biznesmeni dhe filantropi nga Kosova i cili pas një situate të ngarkuar dhe stresante vendosi të provonte praktikimin e kësaj teknike. Më vonë e futi atë në kompani për të gjithë stafin dhe pa rritje të performancës në punë, përmirësim të marrëdhënieve, rritje të satisfaksionit nga puna dhe rritje të jashtëzakonshme të të ardhurave të kompanisë. Më vonë ai vendosi që ta ofronte teknikën e MT pa pagesë për qindra shqiptarë.
Sa kohë ka në Shqipëri dhe sa veta e praktikojnë?
MT ka në Shqipëri e Kosovë që prej vitit 2013 me financimin fillestar që zoti Ramadani bëri dhe ku unë mësova teknikën e MT. Që prej atëherë përhapja e teknikës së MT ka ardhur gjithmonë në rritje. Deri tani në Shqipëri, janë mbi 1000 persona që kanë marrë teknikën e MT që prej shkurtit të vitit 2013 e deri në momentin aktual.
Cila është arsyeja pse një njeri duhet të meditojë?
Arsyet janë të pafundme duke filluar që nga ulja e nivelit të stresit, rritja e përdorimit të kapacitetit mendor, funksionimi i trurit në mënyrë më koherente, mirëmbajtja e sistemit nervor dhe parandalimi i problemeve të ndryshme shëndetësore, përmirësimi i marrëdhënieve dhe krijimi i një sjellje sociale më ideale e deri te rritja në vetëdije, pasurimi me dije dhe kulturimi i mendjes dhe trupit, të njohurit dhe të krijuarit të marrëdhënieve me njerëz më pozitivë dhe që luajnë rol kyç në mbarëvajtjen e jetës sociale, kulturore, politike, etj. Meditimi përmirëson çdo fushë të jetës dhe pothuajse çdo individ që ka lënë gjurmë në shoqërinë njerëzore ka medituar në një formë apo në një tjetër.
Një gazetare e diplomuar që është mësuese meditimi? Sa lidhje kanë me njëra-tjetrën?
Në pamje të parë aspak. Unë mendoj se të dyja i shërbejnë njëra-tjetrës. Gazetaria dhe komunikimi më kanë shërbyer shumë për të njohur nga jashtë natyrën njerëzore, kurse meditimi për ta njohur nga brenda atë. Studimet në shkollë të japin elokuencë në të folur dhe mua më kanë ndihmuar të mundem të komunikoj te të tjerët subjekte që duken shumë të vështira për t’u shpjeguar apo kuptuar intelektualisht. Jam mirënjohëse për eksperiencën në të shkuarën sepse mua gazetaria dhe komunikimi më dhanë mundësinë të njoh shtresën më të stresuar të shoqërisë, ata që merren me përçimin e lajmit stresues te publiku i gjerë dhe të jem pjesë e asaj shtrese për të kuptuar se si nuk e dua sistemin tim nervor, si mund të bëhet një gazetari më e mirë dhe që t’i shërbejë vërtetë individit në praktikë.
Cili është mësimi ose mesazhi më i madh që keni marrë qëkur keni filluar të meditoni për herë të parë?
Do thoja që kam bërë diçka edhe më të mirë, KAM Ç’MËSUAR (dhe ky është një proces shumë herë më i vështirë se të mësuarit). Kam ç’mësuar të qenët e varur dhe jo e lirë. Kam ç’mësuar të jem e palumtur. Kam ç’mësuar të jem gati-gati e programuar nga sistemi, ç’thotë shoqëria, si më shohin, çfarë thonë për mua, çfarë duhet të bëj, si duhet të punoj. Kam ç’mësuar të jem e stresuar dhe në pritje të lëvizjes së ardhshme goditëse të shoqërisë. Kam ç’mësuar të sillem si dikush që s`jam, si dikush që pritet të sillet sipas disa kornizave që nuk janë vendosur nga unë.
A nevrikoset ndonjëherë dikush që mediton rregullisht dhe si i menaxhon situatat e stresit?
Te ata që meditojnë niveli i stresit është në rënie çdo ditë e më shumë. Sistemi nervor pastrohet nga streset, nga papastërtitë ndaj dhe individi spontanisht sillet më qetë, me më shumë dashuri, është më i logjikshëm. Korteksi prefrontal (drejtori jonë i logjikshëm që na diferencon nga të qenët kafshë) dhe amigdala (qendra e stresit) funksionojnë ndryshe. Me pak fjalë, çdo situatë për medituesit duket shumë herë më pak stresuese. Perceptimi ndryshon. “Rreziku është aktual por frika është iluzion”- thotë Will Smith në një nga filmat e tij. Pra, një meditues nevrikoset shumë më pak dhe “shumë më butë” se njerëzit që nuk meditojnë, derisa vjen momenti kur medituesi jo vetëm që nuk nevrikoset por gjen arsye për t’u gëzuar edhe aty ku më parë shihte vështirësi.
Mesazhi për njerëzit që nuk meditojnë
Njiheni veten (përtej asaj që ju është thënë deri tani) për të kuptuar se çfarë jeni të aftë të bëni, të krijoni, të dhuroni. Njiheni gjithçka vet, me eksperiencë, me përjetim dhe pastaj krijoni një ide mbi gjithçka. Mbështetuni në ato aftësi dhe mundësi që natyra ju ka dhënë. Me-dit-oni kur të jeni gati.
Të fundit


Rinumërimi i votave në Tiranë, Kaso: Nuk kishim objektiv mandatin e 14
19 Qershor 2025, 22:44
Analisti: Rama nuk flet dot kundër Iranit se prishet raportet me Erdoganin
19 Qershor 2025, 22:30
Gjenerali izraelit: Fitorja ndaj Iranit do hapë rrugën për begati në rajon
19 Qershor 2025, 22:13
Kontrollet ndaj Agasit/ Hoxha: Koordinatori i ri i krimit dhe i Ramës!
19 Qershor 2025, 21:56
"Procesi zgjedhor është zhdukur"/ Boçi: Bandat blenë vota edhe në Shkodër!
19 Qershor 2025, 21:36
Noka: Policët vraponin nga mëgjesi në darkë për votat e PS
19 Qershor 2025, 21:31
Tre shenjat e horoskopit që do të zhgënjehen në dashuri gjatë këtij muaji
19 Qershor 2025, 21:18
Akuzohet për vr*sje për arsye gjakmarrjeje, arrestohet në Angli 48-vjeçari
19 Qershor 2025, 21:06
Vasili nxjerr videon: Segmenti Tiranë-Kashar plot me zhavor, asnjë punëtor vërdallë!
19 Qershor 2025, 21:00
Video/ 34-vjetori i PS, Rama ia kthen festën në sherr kryebashkiakut të Vlorës
19 Qershor 2025, 20:39
Tirana pa trajner, katër emrat e lakuar për stolin bardheblu
19 Qershor 2025, 20:21

Murtaja e bagëtive/ Shfaqet një vatër e re në Shkodër, preken 200 krerë dele
19 Qershor 2025, 20:01
34-vjetori i PS, Rama: Ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr, s'do jem as unë
19 Qershor 2025, 19:43
Shkencëtarët ngrenë alarmin: Toka rrezikon të kalojë kufirin e ngrohjes prej 1.5°C!
19 Qershor 2025, 19:37

“Paqja Fiskale” pa konsultim me BE-në, Brukseli i shqetësuar
19 Qershor 2025, 19:05
Trump nënshkruan dekretin/ Zgjat afatin e ndalimit të TikTok në SHBA edhe tre muaj
19 Qershor 2025, 19:03

Ngrihet një Task-Forcë e posaçme për emigracionin në bashkëpunim me Italinë
19 Qershor 2025, 18:23
Goditet banda e trafikut të drogës në Itali, arrestohen 25 persona, mes tyre edhe shqiptarë
19 Qershor 2025, 18:18
AMF denoncon një platformë të dyshimtë investimesh në kriptovaluta
19 Qershor 2025, 18:06


Teknologjia si mjet lufte mes Izraelit dhe Iranit
19 Qershor 2025, 17:27
Rinumërimi i kutive/ PS dhe PD humbasin vota! Sa u janë hequr deri më tani
19 Qershor 2025, 17:16


Tabaku pas mbledhjes në Strasburg: S’ka integrim të vërtetë pa zgjedhje të lira!
19 Qershor 2025, 16:21
BE e ndarë mbi të drejtën e Izraelit për të bombarduar Iranin
19 Qershor 2025, 16:10
SPAK kontrolle në bizneset dhe banesat e Ergys Agasit, sekuestron dy automjete
19 Qershor 2025, 16:02
Analiza/ Si po shpërndan Rusia propagandë në gjuhën shqipe?
19 Qershor 2025, 15:49
Seanca në GJKKO, dënohet me gjobë deputeti Qani Xhafa
19 Qershor 2025, 15:33
Anëtarë të organizatave kriminale/ Ekstradohen nga Dubai 3 ushtarët e Talo Çelës
19 Qershor 2025, 15:20
'Xha Fatmiri me fustanellë! Tao me 2 hejbe bukë...e të pafetë e PS'
19 Qershor 2025, 15:11
Lufta/ Zelenskyy bën thirrje për rritjen e presionit ndaj Rusisë
19 Qershor 2025, 14:56
Qëndroi 3 ditë si pushues në Palasë, i riu nga Tirana ‘zhduket’ pa paguar
19 Qershor 2025, 14:44
Netanyahu paralajmëron Iranin pas sulmeve në një spital në Izrael
19 Qershor 2025, 14:34

Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente false, arrestohet 25-vjeçari
19 Qershor 2025, 14:18
Psikologia shpjegon çfarë ndodh në trurin e një personi që mendon vetëv*asjen
19 Qershor 2025, 14:01

Këto janë shenjat më të ftohta të zodiakut
19 Qershor 2025, 13:45

Gjyqi mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit, më 3 korrik paraqiten konkluzionet përfundimtare
19 Qershor 2025, 13:28

U aksidentua në Itali, ndërron jetë në spital shqiptari
19 Qershor 2025, 13:02
Tabaku nga Komiteti për Stabilizim-Asociim: Qeveria jep tendera publikë pa garë
19 Qershor 2025, 12:52
Malltezi kërkon revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”, Gjykata shtyn shqyrtimin
19 Qershor 2025, 12:40
Berisha mbledh nesër drejtuesit politik
19 Qershor 2025, 12:32
Kapja e medias/ KE afat Ramës: Nuk ka hapa të mëtejshëm për BE pa miratuar ligjin e medias
19 Qershor 2025, 12:22
Irani konfirmon takimin me përfaqësues të Britanisë, Gjermanisë dhe Francës
19 Qershor 2025, 12:11

Vranë nënë e bir, SPAK mbyll hetimet për Festim Qolin dhe Talo Çelën
19 Qershor 2025, 11:50
Dështon për të 34-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës
19 Qershor 2025, 11:30


Bomba bërthamore e Shqipërisë!
19 Qershor 2025, 10:52
Sot provimi i parë i minimaturës, 28 mijë nxënës i nënshtrohen testimit në gjuhën shqipe
19 Qershor 2025, 10:43
Prej 4 ditësh e zhdukur, humb gjurmët adoleshentja shqiptare në Greqi
19 Qershor 2025, 10:33
Zgjedhjen e emrit të fëmijës, ekspertja zbulon tre faktorët kyç
19 Qershor 2025, 10:29
Kultivonin bimë narkotike, Prokuroria e Lezhës përfundon hetimet për 3 persona
19 Qershor 2025, 10:15

Malltezi tjetër kërkesë për lirim nga arresti shtëpiak
19 Qershor 2025, 09:49
Kush është 18-vjeçarja që rrëmbeu kurorën e “Miss Shqipëria 2025”?
19 Qershor 2025, 09:41
Për herë të parë në 2024, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë
19 Qershor 2025, 09:24
Arrestohet punonjësi i shërbimeve funerale, vidhte në varrezat e Korçës
19 Qershor 2025, 09:13
Këmbimi valutor, 19 qershor 2025
19 Qershor 2025, 09:00
I përfshirë në një grup të strukturuar kriminal, arrestohet malazezi në Spanjë
19 Qershor 2025, 08:55
BBC: Trump ka miratuar planin e sulmit ndaj Iranit
19 Qershor 2025, 08:45
Draft-raportet nga Brukseli ekspozojnë ‘fasadën e qeverisë’ ndaj integrimit
19 Qershor 2025, 08:31
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
19 Qershor 2025, 08:17

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
19 Qershor 2025, 07:49
Masakra e trefishtë e Fushë-Krujës dhe eliminimi i Bejtjes, detaje ekskluzive nga dosja
18 Qershor 2025, 22:57
Zhulali: BE nuk toleron në standardet bazë, anëtarësimi është proces politik
18 Qershor 2025, 22:40
Procesi i rinumërimit/ Këlliçi: PD kërkon mandatin e 14-të në Tiranë
18 Qershor 2025, 22:11
Ferri në kampin e Gjadrit, 45 tentativa plagosjesh dhe protesta të dhunshme
18 Qershor 2025, 21:49
Rinumërimi në Tiranë, Alimehmeti: Ka prova se në çdo qendër votimi ka pasur problematika
18 Qershor 2025, 21:44
Veleshnja: Kam kapur dy aktorë humori duke bërë s*ks bashkë
18 Qershor 2025, 21:41
Izraeli godet selinë e Policisë Kombëtare në Iran, raportohet për disa të plagosur
18 Qershor 2025, 21:29


Maliqi: SPAK-u i rilindjes, pjesë e ndihmës së masakrës së 11 majit, bashkë me Celibashin
18 Qershor 2025, 20:40
The Guardian: Pse rënia e regjimit iranian do të ishte një goditje e rëndë për Rusinë
18 Qershor 2025, 20:33
Pse Lufta e III-të Botërore po ‘flet’, dhe Rama po hesht
18 Qershor 2025, 20:08
Shmangni tharjen e peshqirëve në diell, ja si ta ruani butësinë e tyre
18 Qershor 2025, 20:07
Liri Berisha rrëzon teorinë ‘famëkeqe’ për autizmin: Nuk e krijon vaksina
18 Qershor 2025, 19:54
Legalizimi i kanabisit në Shqipëri, ligj i ri, rreziqe të vjetra
18 Qershor 2025, 19:39

Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Armët e avancuara janë tundime që duhet t’i refuzojmë
18 Qershor 2025, 19:22
Irani përballet me ndërprerje pothuajse totale të internetit
18 Qershor 2025, 19:07
Gjykata lëshon fletë-arresti për Radoiçiçin dhe 10 të tjerë, për barrikadat në veri më 2022
18 Qershor 2025, 19:03


Stabilizim-Asociimi në Strasburg/ Zhupa: Votuesit u privuan nga një informacion i pavarur,
18 Qershor 2025, 18:28
INSTAT: Sëmundjet e zemrës, shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri gjatë 2024-ës
18 Qershor 2025, 18:05
Arratiset Presidenti? Media izraelite: 3 avionë të qeverisë së Iranit u ulën në Oman
18 Qershor 2025, 17:56