Flash News

KRYESORE

Qëllimi i tyre është të shpëtojnë jetë, por mjekësia është profesioni me më shumë vetëvrasje

Qëllimi i tyre është të shpëtojnë jetë, por

Mund të jetë e habitshme por sipas statistikave profesioni me më shumë vetëvrasje është ai që si mision ka shpëtimin e jetës. Çdo ditë në Amerikë vetëvritet një mjek dhe është një nga profesionet ku kryhen më shumë vetëvrasje.

Numri i mjekëve të vetëvrarë, nga 28 deri 40 për 100 mijë banorë,  është më shumë se dyfish se mesatarja e vetëvrasjeve në popullsinë në përgjithësi (që është 12.3 për 100 mijë banorë).

Një pjesë e madhe e mjekëve të vetëvrarë janë diagnostikuar me depresion ose çrregullime të tjera mendore, dhe nuk kanë marrë trajtime për të, një fakt ky që thekson nevojën për trajtim në kohë të kësaj sëmundjeje, thotë autorja kryesore e studimit, dr. Deepika Tanëar, Nga Qendra Spitalore Harlem në Nju Jork.

Rezultatet e studimit janë publikuar gjatë konferencës vjetore 2018  të organizuar nga Shoqata Amerikane e Psikiatrisë.

Studimi tregon se disa nga diagnozat më të zakonshme janë çrregullimet e humorit, alkoolizmi dhe abuzimi me substancat.

Një studim tjetër tregon se depresioni prek rreth 12% të mjekëve meshkuj dhe mbi 19.5% të mjekeve femra. Studentët e mjekësisë dhe praktikantët zakonisht vuajnë më shumë nga depresioni, ku 15-30% e tyre shfaqin simptoma depresive.

Të fundit