Flash News

KRYESORE

Qëllohen me armë zjarri dy vëllezër në Krujë, ndërrojnë jetë rrugës për në spital

Krim i dyfishtë në Krujë në orët e vona të natës së mbrëmshme.

Dy vëllezër janë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë kanë ndërruar jetë rrugës për në spital. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22.30 minuta në fshatin Gramëz dhe viktimat janë identifikuar si Gramoz dhe Xhentil Bardhi, përkatësisht 34 dhe 24 vjeç.

Dyshimet e para të policisë lidhen me faktin se dy të rinjtë janë vrarë për motive hasmërie. Pak orë pas ngjarjes, policia ka identifikuar si autor të dyshuar të krimit të rëndë shtetasin Roland Pula, i cili njihet edhe si person që banon në të njëjtën zonë me viktimat.

Sipas policisë, dy dronë filmojnë dhe në errësirë po kontrollojnë zonën për kapjen e autorit, nga forcat e policisë së Krujës, DVP Durrës, FNSH e Renea.

Gjatë kërkimit u gjet makina e autorit të dyshuar të vrasjes te pompat e ujit në Gramëz te Krujës.

Të fundit