Flash News

KRYESORE

Qëllohet me armë një tjetër shqiptar, katër të vdekur brenda javës në Greqi

Qëllohet me armë një tjetër shqiptar, katër të

Në periudhën kohore prej një jave, kanë vdekur katër shqiptarë në Greqi. Mediat greke raportojnë se trupi i pajetë i një 63-vjeçari është gjetur nga kalimtarët në Korfuz. Policia fqinje bën me dije se shqiptari u gjet i pajetë në një rrugë në zonën Spartera me plagë të shkaktuara nga plumbat e një arme gjahu.

Familjarët e shqiptarit bëjnë me dije se 63-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët që nga e diela në mëngjes. Drejtoria e Policisë së Korfuzit po vijon hetimet ëpr zbardhjen e ngjarjes.

Kujtojmë se pas trafikantit Altin Mullai, të vrarë nga policia helene në Janinë, një 35-vjeçar u gjet i vdekur në burgun e Trikalas dhe një 38-vjeçar ndërroi jetë në aksident në Lamia. Me vdekjen e 63-vjeçarit në Korfuz bëhet shqiptari i 4-të që vdes në territorin grek në një javë.

Të fundit