Flash News

KRYESORE

Qëllohet me armë zjarri drejtori i Financave, Hamdi Hyseni

Qëllohet me armë zjarri drejtori i Financave, Hamdi Hyseni

Qëllohet me armë zjarri Drejtori i financave në Policinë e Kosovës Hamdi Hyseni. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, por fatmirësisht zyrtari nuk është lënduar.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia, e cila sqaron se nga të shtënat në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë ka patur vetëm dëmtim të automjetit ku ndodhej Hyseni.

Ende nuk janë identifikuar autorët si dhe motivi i ngjarjes, por paraprakisht hetimet janë përqendruar te detyra e Drejtorit të Financave.

 

 

Të fundit