Flash News

KRYESORE

Qëllohet me armë zjarri në Fierzë furgoni i pasagjerëve

Qëllohet me armë zjarri në Fierzë furgoni i pasagjerëve

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Fierzë. Raportohet se është qëlluar me armë tip automatik në drejtim të një furgoni që lëvizte në aksin Qafë Mali-Fierzë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 pranë zonës së njohur si “Gropa” në Fierzë. Raportohet se furgoni po kthehej nga Tirana drejt Fierzës.

Deri më tani nuk raportohet për persona të plagosur teksa makina është prekur nga tre plumba.

 

 

Të fundit