Flash News

KRYESORE

Qëllohet me breshëri plumbash makina e biznesmenit, aktivist i PD. Policia nuk jep informacion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 18 tetor në fshatin Sektor të Velipojës ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt biznesmenit Pjerin Kaçi, gjithashtu aktivist i njohur në radhët e Partisë Demokratike.

‘Panorama’ raporton se mjeti tip ‘Kyron’ me targë AA 497 UK është qëlluar në pjesën e përparme me armë zjarri por edhe në pjesën e pasme të tij.

Biznesmeni Kaçi ka mundur t’u shpëtojë plumbat duke hyrë brenda një lokali që ndodhej aty pranë, ndërkohë që autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Pavarësisht se është atentat i mirëfilltë , Policia e Shkodrës nuk ka dhënë asnjë informacion për ngjarjen edhe pse ka dy ditë që ka ndodhur.

I pyetur për këtë ngjarje Pjerin Kaçi ka deklaruar se nuk e ka idenë përse ka ndodhur.  “Nuk kam konflikte me askend”-ka thene ai, duke shtuar se ka dyshime se mund të ketë ardhur për shkak të bizneseve apo edhe si aktivist i njohur në radhët e PD.

Të fundit