Flash News

KRYESORE

“Qëllohet me pistoletë drejtori i Hekurudhave, policia fsheh ngjarjen”, kryetari i PD në Durrës: E di i gjithë qyteti

“Qëllohet me pistoletë drejtori i Hekurudhave, policia fsheh

Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferri, përmes një lidhjeje telefonike me News 24 ka denoncuar një ngjarje të rëndë. Sipas Xhaferrit ditën e hënë është qëlluar me pistoletë në drejtim të kryetarit të Këshillit bashkiak të Durrësit, i cili njëherësh është dhe  drejtori i Hekurudhave, Ani Dyrmishi.

Teksa jep detaje për ngjarjen, Xhaferri akuzon Policinë e Durrësit për fshehje të ngjarjes.

“Kryetari i këshillit Bashkiak të qytetit dhe drejtori të hekurudhave në përplasjet mes bandave të PS me dhe pa pushtet është goditur me pistoletë. Policia e fsheh ngjarjen dhe me porosi të drejtori të policisë thuhet se policia është goditur në parking, por në të vërtetë kryetari i këshillit bashkiak që ka qenë në makinë.

E di i gjithë qytetin. Të gjithë gazetarët e dinë dhe ky është një fakt që vetëm policia e fsheh. Kjo ngjarje ka ndodhur ditën e hënë në orën 12:30 të natës, në lagjen numër katër të qytetit”-tha Xhaferri.

Të fundit