Flash News

KRYESORE

Qëlloi kryeministrinë më bombë molotov, rrëfehet i riu nga Fieri

Qëlloi kryeministrinë më bombë molotov, rrëfehet i riu

Ardian Peshtanaku është i riu nga Fieri i cili qëlloi  me bombë molotov godinën e Kryeministrisë. Ai më pas u ndalua nga Garda e më pas iu dorëzua policisë ku ka treguar arsyet e këtij veprimi.

Ai ka rrëfyer se ndihet i zhgënjyer me dhe i mërzitur shtetit që nuk më zgjidh hallet, për ketë arsye qëllova me bombë molotov mbi kryeministrinë.

“Jam i mërzitur me shtetin që nuk më zgjidh hallet”,- është shprehur përpara policisë 25-vjeçari.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa mësohet se nga hedhja e lëndës plasëse nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Oficerët e komisariatit nr. 1 në Tiranë kanë ngritur akuzë ndaj të riut për “shkatërrim prone me dashje”. Referuar Kodit Penal ai rrezikon dënim me gjobë deri në tre vite burg.

Të fundit