Flash News

KRYESORE

Qëlloi me armë mjetin e policisë, lokalizohet ku është fshehur autori

Qëlloi me armë mjetin e policisë, lokalizohet ku është

Disa orë pasi qëlloi me armë zjarri në makinën e policisë, autori është lokalizuar.

Duket se aventura e 35-vjeçarit Kostandinos Kaçifas nuk do të zgjasë shumë, sepse pasi qëlloi në drejtim të policisë u largua në drejtim të Greqisë. Pas tij, u vunë në ndjekje menjëherë forcat RENEA dhe Shqiponja.

Mësohet se së fundmi ai është lokalizuar dhe po fshihet pranë Depos së Ujit në fshatin Bularat, ku edhe ndodhi ngjarja.

Autori grek është vënë në ndjekje nga policia pasi kishte qëlluar fillimisht në ajër me rastin e festës së Greqisë, në fshatin Bularat.

Pasi ka parë autoritetet, 35-vjeçari ka qëlluar edhe në drejtim të makinave të policisë, por fatmirësisht ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Të fundit