Flash News

KRYESORE

Qëlloi me armë zjarri në parkingun e një kompleksi në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari

Qëlloi me armë zjarri në parkingun e një kompleksi në

Vihet në pranga një ri në Tiranë, pasi gjuajti në ajër me armë zjarri në parkingun e një kompleksi. Sipas policisë, ngjarja ndodhi në fshatin Qehaj, ndërsa u shpall në kërkim edhe një tjetër i ri, i cili u largua me shpejtësi për t’i shpëtuar kapjes nga Policia.

“Kapet dhe arrestohet në flagrancë personi që gjuajti në ajër me armë zjarri si dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, pas marrjes të njoftimit se në fshatin Qehaj, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit A. Ç., 26 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E.S.

Në vijim të veprimeve të para proceduriale ka rezultuar se këta dy shtetas, ditën e djeshme kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në parkingun e një kompleksi dhe më pas janë larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar kapjes nga Policia.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sqaroi policia.

Të fundit