Flash News

KRYESORE

Qëlloi me gurë dhe dhunoi fizikisht babain sepse ishte zgjuar në 01:00 të natës, arrestohet 37-vjeçari

Qëlloi me gurë dhe dhunoi fizikisht babain sepse ishte zgjuar në

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi ka dhunuar fizikisht babain e tij. Mësohet se, Orjald Tushi ka goditur me gurë babanë e tij 63-vjeçar, pas një sherri të nisur në banesën e tyre, me argumentin se “pse vijonte të ishte zgjuar në orën 01:00 të natës”.

Babë dhe bir jetonin të vetëm në banesë, ndërkohë gjatë kontrollit policor, 37-vjeçarit i është gjetur një armë e ftohtë(thikë).

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

  1. T. 37 vjeç, banues në Libofshë, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit V. T., duke e qëlluar me sende të forta.

63-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë kontrollit personal, autorit iu gjetë dhe një armë e ftohtë(thikë)

Të fundit