Flash News

KRYESORE

Qëlloi në ajër, plumbi qorr plagosi policin e burgut. Arrestohet 35-vjeçari në Peqin

Qëlloi në ajër, plumbi qorr plagosi policin e burgut. Arrestohet

Policia e Shtetit arrestoi autorin e plagosjes së gardianit të Burgut në Peqin mbrëmjen e të martës. Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi me inicialet G.K., 35 vjeç, i cili ka goditur me armë zjarri në ajër, sipas policisë, ndërsa plumbi ka plagosur policing e burgut.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe punës të mirëorganizuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Peqin, i shtetasit G. K., 35 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, në kodrat e fshatit Progër, Peqin, ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe për pasojë u lëndua lehtë nga një plumb qorr, shtetasi I. P., punonjësi i IEVP Peqin.

Po si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë gjetën në automjetin e autorit të dyshuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër ky shtetas. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Të fundit