Flash News

KRYESORE

Qëlloi vajzën dhe më pas vetën, ndërron jetë e reja. Zbardhen detaje nga ngjarja në Tiranë

Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në afërsi të spitalit “Nënë Tereza”, ku një djalë ka qëlluar me armë zjarri një 21 vjeçare dhe më pas ka qëlluar në drejtim të vetes.

Sipas policisë dyshohet se vajza e ka refuzuar lidhjen me djalin, i cili më pas ka qëlluar atë. Fatkeqësisht vajza ka ndërruar jetë në spital, ndërsa djali ndodhet në gjendje të rëndë.

Mësohet se viktima është Ariela Murati nga Fieri dhe ishte studente e juridikut në vitin e tretë, ndërsa djali i cili ka qëlluar me armë zjarri  është Aldosen Belulaj, 23 vjeç. 

Murataj ishte duke shkuar te shtëpia e motrës, ndërkohë Belulaj i ka dalë para duke e qëlluar për vdekje.

"Rreth orës 14.52, ka ardhur një telefonatë ne Sallen Operative se para portës së Fakultetit të Mjekësisë ka ndodhur një vrasje me armë zjarri. Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor" informon policia.

 Nga verifikimet paraprake të policisë ka rezultuar se shtetasi A.B rreth 23 vjeç nga Fieri ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasen A.M, 21 vjeçe nga Fieri studente, viti i tretë për Drejtësi, e cila ka ndërruar jetë.

Më pas shtetasi A.B. ka qëlluar dhe veten po me armën e zjarrit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se shkak per ngjarjen e rende ishte kerkesa per lidhje, e refuzuar nga vajza.

Grupi hetimor në vendgjarje ka sekuestruar paraprakisht në cilësinë e proves materiale nje arme zjarri pistolete dhe dy gezhoja.

Po vijon puna per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes", thuhet nw deklaratën e policisë.

Të fundit