Flash News

KRYESORE

 Qëllon me pistoletë dy të rinjtë, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari nga Tirana

 Qëllon me pistoletë dy të rinjtë, arrestohet në

Policia e Tiranë ka kapur në flagrancë një person, i cili qëlloi në drejtim të dy të rinjve me arme zjarri pistoletë. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, ndërsa policia ka ndërhyrë menjëherë duke arrestuar në flagrancë autorin e ngjarjes.

Në pranga ka rënë A.H, 35 vjeç, banues në Tiranë, sipas policisë, në rrugën “Muhamet Deliu”, për motive të dobëta është konfliktuar me shtetasit A. C., dhe A.A., të cilët i ka kanosur me armë dhe më pas ka qëlluar në ajër me armën e llojit pistoletë të cilën ky shtetas e dispononte pa leje.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 gëzhoja.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma e zjarrit tip pistoletë dhe 4 fishekë.

Të fundit