Flash News

KRYESORE

Qëlluan me armë zjarri në ajër natën e ndërrimit të viteve, gjykata jep vendimin për tre kushërinjtë Lika

Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin ka lënë në burg dy nga tre personat që kanë qëlluar me armë zjarri natën e vitit të ri ku mbeti i vrarë 16 vjeçari Klejdi Gjeta. Alban dhe Ernis Lika janë lënë në burg ndërsa Arbër Lika në arrest shtëpie.

Mbi ta bie akuza e “Prodhim dhe mbajtje pa lejë të armëve luftarake dhe municionit” si dhe “prishja e qetësisë publike”. Të rinjtë kanë qëlluar me armë në ajër ku në të njëjtën zonë ka mbetur i vrarë 16 vjeçari. Dyshohet se vdekja e tij ka ardhur nga një plumb qorr i dalë nga arma e kushërinjve Lika.

Të rinjtë kanë pranuar se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër por nuk kanë treguar vendndodhjen e armës për tu bërë më pas edhe hetimet e mëtejshme. Sipas familjarëve të të akuzuarve ata kanë dalë për të festuar ndërrimin e viteve de se nuk kanë lidhje me vrasjen e 16 vjeçarit.

 

Të fundit