Flash News

KRYESORE

“Më qëlluan me celular në kokë, unë jam viktima”, rrëfehet adoleshentit që vrau Anxhelo Gjokazajn

“Më qëlluan me celular në kokë, unë jam

Autori i vrasjes me thikë ditën e premte në Durrës, Devid Lala, ku humbi jetën adoleshenti Anxhelo Gjokuzaj ka deklaruar para gjykatës se nuk meriton të jetë pas hekurave pasi ai është viktimë e dhunës se Anxhelo Gjokuzajt.

Lala tha se ata e kanë qëlluar disa herë derisa e kishin shtrirë në tokë, duke e goditur me sende të forta dhe me aparatet celulare në kokë. I pyetur për thikën që qëlloi mbi 16-vjeçarin, ai u shpreh se e kishte blerë pasi dy ditë para se të ndodhte ngjarja, ishte konfliktuar me Gjokazaj dhe e priste një sulm nga ai.

“Pavarësisht se i vdekur mbeti Anxhelo, viktimë e asaj ngjarjeje jam unë. Nuk meritoj të jem këtu pas hekurave, por fati i keq bëri që të mbyllem këtu. Më vjen shumë keq që situata shkoi kështu. Absolutisht nuk kisha për qëllim ta vrisja, por t’i trembja se me kishin vënë për poshtë dhe më mbytën në dajak”, u shpreh dje në gjykatë 17-vjeçari që shkaktoi vdekjen e bashkëmoshatarit të tij.

Më tej, gjyqtari i çështjes e pyeti për arsyet pse u konfliktua me Gjokuzajn. Lala sqaroi se ai me shokët e tij me sulmuan të dy, më qëlluan dhe më shtrinë në tokë, duke më goditur me mjete të forta dhe telefonat celularë në kokë. I ndodhur në këto kushte dhe i pafuqishëm për t’u larguar, nxora thikën dhe e qëllova Anxhelon disa herë.

“Dy ditë para ngjarjes, ne u konfliktuam në lagje. Kishim njohje me njëri-tjetrin, por nuk ishim shokë. U konfliktuam, pasi më provokuan ai me kushëririn e tij. Bëmë llafe, por na ndanë shokët e tjerë. Isha i sigurt se nuk kishin për ta lënë me kaq dhe bleva një thikë që e mbaja me vete, sigurisht për t’u mbrojtur. Atë ditë, shkova në shkollë dhe pasi mbarova mësimin, u ktheva në shtëpi. Hëngra pak bukë, lashë çantën e librave dhe dola për të shkuar në qendër ku rrinë shokët e tjerë. Në momentin që po zbrisja, Anxhelo dhe kushëriri i tij më kishin zënë pritë tek ura, pak metra larg vendit ku do shkoja unë. Kur u afrova, me sulmuan të dy, më qëlluan dhe më shtrinë në tokë, duke më goditur me mjete të forta dhe telefonat celularë në kokë. I ndodhur në këto kushte dhe i pafuqishëm për t’u larguar, nxora thikën dhe e qëllova Anxhelon disa herë, më shumë nga frika se sa nga dëshira për t’i bërë keq. Pasi e qëllova, u largova së bashku me thikën, të cilën e hodha disa metra më tej në një kanal. Anxhelo, i plagosur, iu drejtua shtëpisë së tij, ndërsa atë djalin tjetër që është kushëriri i tij, nuk e pashë se nga iku. I vetëdijshëm për çfarë kisha bërë, prita të vinte Policia”, deklaroi Devid Lala, i cili u la në burg nga Gjykata e Durrësit.

Të fundit