Flash News

KRYESORE

Qëlluan kryeministrin me vezë, gjykata refuzon ankimimin e tetë studentëve dhe tregon arsyen

Qëlluan kryeministrin me vezë, gjykata refuzon ankimimin e tetë

Ankimimi i i tetë studentëve që u dënuam me dy muaj burg, masë kjo e konvertuar në 60 orë punë në komunitet, pasi goditën me vezë kryeministrin Rama është refuzuar nga Gjykata e Apelit në Tiranë. Gjykata ka dhënë arsyetimin se kërkesa e tyre është hedhur poshtë, pasi ankimimi nuk është bërë në mënyrën e duhur.

Vendimi për dënimin studentëve u mor më 20 mars të vitit 2017. Ngjarja ka ndodhur në 2 nëntor 2015, ku studentët kanë goditur me vezë në drejtim të makinës së kryeministrit Rama, në momentin kur ai po dilte nga ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë.

Pas ngjarjes, 8 studentët u shoqëruan në polici dhe u lanë të lirë disa orë më pas, por nga studentët pati pretendime për përdorim dhune ndaj tyre nga punonjësit e Gardës së Republikës.

Studentët që u ndoqën penalisht në gjendje të lirë për kundërshtim të forcave të rendit janë: Anita Lushi, Bora Mema, Klodi I. Hoxha, Viktor Cipi, Liri Kuçi, Durim Jasharaj, Dardan Konjufca dhe Valton Marku.

Bora Mema, me ironi, është shprehur se iu kërkojnë ndjesë forcave policore që kurrizi dhe fytyra e tyre u ndesh me grushtat e policëve në ambientet e fakultetit.

Të fundit