Flash News

KRYESORE

Qëlluan në kokë punonjësin e Portit, policia arreston dy autorët, në kërkim i treti

Qëlluan në kokë punonjësin e Portit, policia arreston dy

Pas bërjes publike të rastit nga ish-kryeministri Sali Berisha, policia njofton se janë vënë në pranga dy persona të cilët kanë qëlluar me tytë pistolete në kokë një punonjës të portit të këtij qyteti.

“Arrestimi i tyre u bë pasi rreth orës 17:00, në hyrje të Portit, në bashkëpunim me një person tjetër ende të pa identifikuar dyshohet se kanë goditur me sende të forta në kokë (dyshohet tytë pistolete), punonjësin e shërbimit të Autoritetit Portual, i cili po merr ndihmë në spital”, njofton policia.

Më tej shton se të arrestuarit janë shtetasit shtetasit R.D.,38 vjeç, dhe H.B., 40 vjeç, ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të tretë të kësaj ngjarje.

“Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim”, thuhet më tej në njoftim.

https://politiko.al/denoncimi-te-berisha-bandat-e-drejtorit-te-portit-te-durresit-godasin-me-pistolete-punonjesin-e-forcave-te-sigurise/

Të fundit