Flash News

KRYESORE

"Prodhimi i kanabisit në Shqipëri do të rritet në muajt e ardhshëm", raporti i Qendrës Evropiane e Drogave ngre alarmin

"Prodhimi i kanabisit në Shqipëri do të rritet në muajt

“Kultivimi i kanabisit në Shqipëri pritet të rritet në muajt e ardhshëm”, këto janë përfundimet në të cilat ka arritur Qendra Evropiane të Drogave (EMCDDA) pas një raporti të Majit 2020 për “Tregjet e Drogës në BE – Ndikimi i Covid-19″.

Në raportin e kryer në bashkëpunim me policinë Evropiane (EUROPOL) bëhet me dije se rritja e kultivimit të kanabisit në vend do të rritet për shkak të mungesës së vëmendjes nga  institucionet ligjzbatuese, të cilat janë të fokusuara më shumë tek vëzhgimi i zbatimit të masave kundër Covid-19 sesa lufta ndaj narkotikëve.

Mësohet se, pandemia e koronavirus nuk ka ndikuar në uljen e prodhimit të kanabisit në vend, por vetëm sa ka vështirësuar trafikimin e tij nga vendet e prodhimit në vendet ku shitet.

Në shumë vende të BE-së është vënë re rritje e çmimit të shitjes me pakicë të kanabisit, që ka të ngjarë të lidhet me problemet në transport, shpërndarje dhe mungesën e stokut nëpër vendet e shitjes. Sipas EMCDDA, kanabisi i prodhuar në Shqipëri është produkt që më pas shitet në tregjet evropiane, kështu që në muajt në vijim, me lehtësimin e masave të qarkullimit dhe vazhdimin e prodhimit në vende si Shqipëria, çmimi i shitjes së kanabisit, pritet të shkojë drejt normalizimit.

Kujtojmë se, policia ka marrë një sërë masash për ndalimin e kultivimit të narkotikëve. Që prej prillit 2020, në mesin e pandemisë, policia njoftoi përdorimin dronëve jo vetëm për të gjetur qytetarët që shkelin izolimin, por dhe për identifikimin e zonave ku kultivohen këto lëndë, e kryesisht kanabisi.

Ende nuk dihet se sa sukses ka pasur monitorimi nga ajri në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Të fundit