Flash News

KRYESORE

Qendra evropiane për lirinë e medias: Rama na gënjeu për paditë ndaj gazetarëve

Qendra evropiane për lirinë e shtypit (ECPMF) dhe të medies ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama se do të hedhë në gjyq gazetarin Piter Tiede.

Ky i fundit publikoi 22 përgjime në tabloidin “Bild” ku tregohej për lidhjet e deputetëve, zyrtarëve të PS me elementë kriminalë me qëllimin për të vjedhur votat.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur një proces ligjor ndaj Peter Tiede-s. Delegacionit tonë në javën e shkuar ai i tha se nuk do të përdorte padi penale kundër gazetarëve, por do të vazhdonte që ‏të aplikonte padi civile për shpifje kundër gazetarëve në rastet më ekstreme”, ishte reagimi i kësaj qendre në profilin e saj në Twitter.

Të fundit