Flash News

KRYESORE

Qendra Evropiane zbulon dy rrugët që ndjekin trafikantët e kokainës dhe heroinës për të hyrë në Shqipëri

Qendra Evropiane zbulon dy rrugët që ndjekin trafikantët e

Shqipëria është prodhuese e kanabisit dhe në të njëjtën kohë, vend transit për trafikun e heroinës dhe kokainës. Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Droga (EMCDDA) ka publikuar raportin e fundit ku theksohet se trafikantët shqiptar e dërgojnë kanabisin kryesisht në vendet fqinje, në Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian.

Sa i përket heroinës dhe kokainës, raporti tregon edhe dy rrugët që ndjekin trafikantët për të hyrë në Shqipëri dhe më pas drogën e nisin drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

Rruga 1: Turqi-Bullgari-Maqedoni-Shqipëri.

Rruga 2: Turqi-Bullgari-Maqedoni-Kosovë-Shqipëri.

Ndërkohë, kanabisi vijon të jetë lënda narkotike që dominon tregun shqiptar.

Të fundit