Flash News

KRYESORE

Qendra gjigante pranë kufirit me Kosovën, Hoyt Brian Yee flet për dyshimet mbi marrëveshjen ruso-serbe

Qendra gjigante pranë kufirit me Kosovën, Hoyt Brian Yee flet për

Zëvendës ndihmës i sekretarit të Shtetit Hoyt Brian Yee deklaroi se vendi i tij nuk kundërshtonqë Rusia të ndihmojë në krizat humanitare dhe situatat e jashtëzakonshme, por dyshon ndaj qendrës humanitare ruse-serbe në aeroportin e Nishit.

“Nuk ndodh që punëtorëve humanitarë në vendet tjera u nevojitet imuniteti diplomatik. Për shkak të kësaj, konsiderojmë se Rusia ka synime tjera me këtë qendër”, ka thënë Yee në një intervistë për javoren serbe NIN.

“Çështja kryesore është pse Rusia dëshiron ta bëjë këtë qendër në Nish me imunitet diplomatik për personelin e saj. Ende nuk kam dëgjuar shpjegim të mirë për këtë”, ka thënë Yee.

I pyetur se si SHBA-të do të reagojnë nëse Serbia do të lejojë statusin diplomatik për personelin rus të qendrës humanitare ruse, diplomati amerikan ka thënë se Serbia është shtet sovran.

Të fundit