Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Gazetari studion politikanin/ Ligjërimi i Berishës ‘së parë’ vjen për publikun nga POLITIKO

Gazetari Alfred Lela ka promovuar dje (12 janar 2018) librin “Ut heri dicebamus”, Fjalori politik i Berishës, ’90-92, me parathënie të shkrimtarit Besnik Mustafajt. Lela nën siglën e botimeve POLTIKO kurorëzon në një botim punimin e tij doktoral pranë Universitetit Europian të Tiranës
Si mund të lexohet në një distancë kohe lideri historik shqiptar, Sali Berisha, dhe pas tij një histori politike e Shqipërisë së pas ’90-ës?! Referuar një raporti mbi teoritë e komunikimit politik libri i gazetarit dhe publicistit Alfred Lela është vlerësuar dje gjatë promovimit si një nga librat më të mirë të shkruar për politikën shqiptare bashkëkohore.
“Në raport me Sali Berishën është i pari libër profesional, si metodologji dhe cilësi shkrimi. Në të mungon zelli i servilizmit dhe shërbestarisë së llogaritur; po ashtu gjuha e tharë e patetikës ideologjike e fermentuar nga urrejtja.
E sheh atë në distancë, pa interes, por me respekt, pa anësinë e së mirës apo të keqes, por me racionalitetin e konstatimit! Alfred Lela ka krijuar modelin se si mund të lexohet një burrë shteti shqiptar i bashkohësisë. Këtë shërbim është nisur t’ja bëjë shoqërisë, anipse i shërbyer del edhe Sali Berisha. Dhe, në fakt, pas leximit, personazhi objekt studimi për ligjërimin e tij të viteve ’90 -’92, mirëkuptohet më tepër, paditet më shumë, fshihet më pak. Një kapërcyell historik nga më të rëndësishmit e kombit tonë, shefi i opozitës në ditët e para të saj shfaqet më shumë si prijës sesa politikan dhe, sa më tepër i përshtatet politikës dhe ligjësive të saj gjithaq humbet gravitetin e Prijësit për petkun e politikanit.
Por, Sali Berisha ka synuar pushtetin, jo vetëm lëvizjen përmbysëse, dhe për atë ka ndërtuar ligjërimin që ia mundëson atë, një ligjërim që ndan duke tentuar shumicën elektorale me strukturimin e diskurseve. Lela na e rrëfen këtë metamorfozë ditë pas dite.
Me një metodologji e cila mbledh disa nga figurat kryesore të komunikimit politik, por edhe të studiuesve të ideologjisë, të shekullit 20, ai vërteton e ndërton saktësisht, atë që Besnik Mustafaj ka parë nga afër, pothuaj prekur me dorë, e shprehur në parathënie, që “Sali Berisha ndihej shpirtërisht dhe me arsye i djathtë, jo deomos si rrjedhim i formimit kulturor dhe ideologjik gradual, por si rrjedhim i qëllimit që i kishte vënë vetes dhe misionit të madh që kishte marrë përsipër, në përgjigje të nevojës urgjente që kishte shoqëria shqiptare dhe kombi për çmontimin e sistemit stalinist, sistem ky që përfaqësohej nga e majta, e strehuar ende te Partia e Punës më pas Partia Socialiste”, tha gjatë fjalës studiuesi Agron Gjekmarkaj.
Më tej Gjekmarkaj shton “Alfred Lela tenton ta tërheqë drejt historisë vetëm me dy vitet e tij të para, paçka se, me nderim studiuesi dhe pa emfazë militanti a hallexhiu që kërkon diçka në këmbim. Por, Sali Berisha përpiqet ende të mos joshet nga streha e re, edhe pse tundimet i shfaq herë pas here në forma të ndryshme. Lela i ka hapur derën dy kanatësh duke e vënë në krye të odës së burrave të djathtë të këtij vendi. Mënyrën dhe kohën e zgjedh vetë; me vrik a dalngadalë, me sokëllimë a në majë të gishtave në muzg…”
Autori i librit, Lela, u shpreh se ai mundohet të sjellë një fotografi të një periudhe historike të gjenezës së asaj që mund të quhet pluripartizmi, demokracia apo tranzicioni në Shqipëri, dhe si e ndikon atë një protagonist kryesor si Sali Berisha. “Arsyeja se pse zgjodha këtë periudhë ka të bëjë me ngushtimin e fokusit të studimit. Umberto Eco sugjeron: Mos bëni studime mbi natyrën e gjithësisë, ngushtojeni rrezen e asaj që analizoni”.
Në parathënien e librit Besnik Mustafaj, duke ftuar lexuesit drejt librit të Lelës, shprehet se ai “ka rigorozitetin e shkencëtarit në kërkimin e fakteve, që do të analizohen, ka metodologjinë e qartë për parashtrimin e lëndës, ka rrjedhimisht edhe neutralitetin e dobishëm në nxjerrjen e përfundimeve”. Më tej Mustafaj si njohës i politikës ndalet në faktin se duke qenë “një dëshmitar i brendshëm në historinë e zhvilluar tashmë, njohës i afërt i Sali Berishës kohë para se të fillonte përmbysja, me të qysh në ditën e parë të historisë e në vazhdim dhe për më tepër shkrimtar, pra, njeri i prirur natyrshëm për të mbajtur shënime në fund të ditës”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43