Flash News

QENDRA POLITIKO

Teatri, POLITIKO mbledh në një tryzë të rrumbullakët oponentët e shembjes

Teatri, POLITIKO mbledh në një tryzë të rrumbullakët

Më 4 korrik 2018 aktorë, gazetarë, akademikë e aktivistë të shoqërisë civile u mblodhën në një tryezë të rrumbullakët, të organizuar nga Qendra POLITIKO, për të diskutuar për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe përpjekjen për ta ruajtur nga shembja një pjesë të trashëgimisë kulturore të Tiranës.

Në panelin me temë TEATRI #publik #kombëtar #trashëgimi #traditë #kulturë #tiranë diskutuan personazhe të njohur të jetës publike që kanë dalur hapur kundër shembjes së Teatrit si Artan Fuga, pedagogu Ervin Goci, analisti Preç Zogaj, Mark Marku, Neritan Liçaj, Maks Velo, Elsa Demo, Rudi Erebara, etj.

Gazetari Alfred Lela, drejtor ekekzutiv i qendrës POLITIKO dhe moderues i takimit ka përcjellë për të pranishmit një mesazh të gazetarit Blendi Fevziu “nuk jam dot me ju aty sot por thuaju që jam kundër prishjes së Teatrit'”.

Teatri, POLITIKO mbledh në një tryzë të rrumbullakët

Gazetarja Elsa Demo tha se deputetët e mazhorancës që pritet të votojnë nesër (5 korrik) projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar, janë tërësisht të painformuar dhe plotësisht indiferent për këtë çështje.

“Në Komision vura re që janë njerëz tërësisht të painformuar për atë që ndodh. Janë njerëz të cilët do të votojnë me sy mbyllur. Do të votojnë me sy mbyllur duke u identifikuar njëherë e përgjithmonë me partinë.Ky është një kthim mbrapa për demokracinë dhe mendimin e lirë. I shikoja që po shfletonin në atë moment projektligjin që ua kishin dhënë aty në tavolinë. Njerëz tërësisht indiferent po e mbanin gojën mbyllur, jo sepse po u vinte keq për ne, por sepse janë të bindur drejt asaj ku do të shkojnë. Dhe ku po shkojnë? Nuk di çfarë të them tjetër”.  

Pedagogu Mark Marku  tha se mobilizimi i të gjithëve kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ka patur efekt shumë pozitiv.

“Mua s’më ka privuar fakti që jemi pak. Për fat të mirë e vërteta dhe e drejta nuk janë çështje e konsensusit popullor. Jemi në raportet që ne po bëjmë një akt. Pjesa më e madhe këtu kanë interesa të drejpërdrejta. Ne po bëjmë një gjest normal dhe shumë mirë që e bëjmë dhe mos kërkojmë një rezultat të tipit që populli të mblidhet. Në fillim thoja duhet reagim dhe të tjerët nuk kanë vlerë. Unë mendoj se kanë pas vlerë dhe të tjerët.  E korrigjoj atë që kam thënë, e kam thënë nga irritimi sepse veç fakti që mund të shembet Teatri Kombëtar më irriton. Gjithë kjo që është bërë në këto tre javë ka ndikuar shumë”.  

Teatri, POLITIKO mbledh në një tryzë të rrumbullakët

Më tej ai theksoi:

“Do bëhej një akt kriminal me bashkëpunimin tonë në mes të Tiranës nëse ne heshtim. Janë zbuluar të gjitha detajet e këtij krimi. Që nga pakti mes qeverisë dhe grupeve mafioze, të gjitha shkeljet e ligjit nga Ministrja e Kulturës, nga kryeministri, kryebashkiaku Erion Veliaj, që kanë të drejtë të reagojnë si ne dhe jo të shesin votimet”.

Qendra POLITIKO është një organizatë jo-qeveritare e themeluar në vitin 2017. Ajo operon si think-tank, botues dhe media (portali i lajmeve politiko.al). Qëllimi kryesor është të zgjerojë fushën e të menduarit kritik në media dhe shoqëri, të forcojë lirinë e fjalës dhe medias, të theksojë prirjet euro-atlantike të Shqipërisë dhe të përqendrohet në rritjen e ndërgjegjësimit për çështje me interes publik.

POLITIKO luan vazhdimisht një rol në çështjet e interesit publik dhe debate në Shqipëri duke organizuar aktivitete të ndryshme dhe ndërmarrë projekte.  

Lexoni gjithashtu:

Teatri po prishet! Cili është qëndrimi editorial i mediave kombëtare?
Nga Elvin Luku

Të fundit