Flash News

KRYESORE

Qendrat e estetikës të mbyllura, Rama u kërkon falje grave: 40 ditë pa kujdes ndaj pamjes së jashtme

Qendrat e estetikës të mbyllura, Rama u kërkon falje grave: 40

Kryeministri Edi Rama foli në emisionin “Opinion” lidhur me hapjen graduale të ekonomisë. Ai tha se po diskutohet për këtë çështje, ndërsa shtoi se janë disa kategori që klasifikohen me rrisk të mesëm. Ndërsa u kërkoi falje grave pasi janë mbyllur qendrat e estetikës prej 40 ditësh dhe ato nuk kanë mundur të kujdesen për veten.

“Tek bizneset që klasifikohen me rrisk të mesëm, janë transporti rrugor i pasagjerëve, tregtia me pakicë e mallrave të përdorura, artikuj të tjerë në tregje, shërbime arsimore mbështetëse, tregtia në pakicë në stenda e në tregje, vazhdon kështu një listë të gjatë.

E vetmja pikë ku ka debat janë estetiket. Ekestetiket është i ndarë gupi i punës nëse janë rrezik i madh ose i mesëm. Iu kërkoj ndjesë të gjitha atyre grave që janë në ankthin e mosndërhyrjes në pamjen e jashtme prej 40 e ca ditësh, unë anoj nga rreziku i mesëm.

Tek rreziku i lartë hyjnë restorantet pa delivery, (restorantet me delivery do të hapen që në fashën e parë), aktivitetet argëtimit, çlodhëse, arsimi në të gjithë pjesët e veta, aktivitetet sportive, transporti ndërurban”, tha Rama.

Të fundit