Flash News

KRYESORE

Qëndrimet e dyfishta të kryeministrit, Enkel Demi: Rama gjeni i intrigës, ka në qeveri të gjithë çunat e sekretarëve të Komitetit

Qëndrimet e dyfishta të kryeministrit, Enkel Demi: Rama gjeni i

Vendimi i kryeministrit Rama për rishikimin e taksës së “Rrugës së Kombit”, pas protestës së banorëve të cilët dogjën sportelet e kompanisë koncensionare vijon të ngjallë reagime të ndryshme.

Gazetari Enkel Demi, duke folur në emisionin “Provokacija” të analistit Mustafa Nanoi u shpreh se kryeministrin po e mbyt pushteti që ka në dorë dhe se demonstrata e banorëve të Kukësit e nxorri zbuluar, duke e bërë që të tërhiqet nga vendimi.

Sipas Demit, Rama i shikon njerëzit si miza, ndërsa shpjegon se indiferenca lejon dhunën që mund t’i ndodhë secilit prej nesh në të ardhmen e afërt.

“Rama për herë të parë u përball drejtpërdrejtë me pupullin te Armët Kimike, po ndryshe nga tani nuk ishte guximtar. Sot, Ramën po e mbyt pushteti që ka në dorë, po e mbyt vetvetja, nuk di ta administrojë. Edi Rama është gjeni i intrigës dhe i politikës në Shqipëri. Rama është i dhunshëm, sepse në mënyrë të dhunshme po imponon politikat. Me Kukësin doli zbuluar, tha që nuk e konsultova dhe bëra gabim. Si mund të vësh gjithë këtë taksë pa e konsultuar? Kjo tregon se Rama i ka njerëzit miza, nuk i pyet fare… Ismet Drishtit i çoi 15 veta. Kur Ismet Drishti i tha policisë po më sulmojnë televizionin i ka çu 2 policë në këmbë gjysmë ore më vonë. Kështu fillon dhuna, sot Ismeti, nesër unë, pasnesër kuksianët, kështu do ta pësojmë…”, tha Demi.

Sa i përket kabinetit së Ramës, Demi shton se në qeveri janë të gjithë çunat e sekretarëve të Komitetit dhe Sigurimit të Shtetit, duke sjellë në vëmendje edhe debatin shumë të ndezur të ditëve të fundit mbi Kampin famëkeq të Tepelenës.

“Pse Fatmir Xhafa është i vetmi sekretar rinie ministër i Brendshëm? Pse Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë e kemi ish-ministrin e Brendshëm dhe ish- sekretarin e Tepelenës? Përse sot për herë të parë pas 27-vjetësh diskutojmë që në Tepelenë nuk është bërë ndonjë gjë e madhe dhe po bëjmë edhe pastimin e figurës së komunistëve? Pse janë vetëm këta që e kanë babain o anëtar komiteti, o anëtar byroje, ose drejtor të Sigurimit të Shtetit. Shiko kë ka në qeveri pse janë të gjithë çunat e sekretarëve të komitetit? Pse nuk është një njeri që nuk ka lidhje me regjmin?”, tha Demi.

https://www.youtube.com/watch?v=D7BzP-xkIQE

 

Të fundit