Flash News

KRYESORE

“Qëndrimet e kritikëve të Bashës ishin show-mediatik, refuzuan të bëhen pjesë e procesit”

“Qëndrimet e kritikëve të Bashës ishin show-mediatik,

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Ristani tha se është kurorëzuar një punë disa mujore. Sa i përket zërave kritikë brenda PD, Ristani sqaroi se ata kanë refuzuar të bëhën pjesë e procesit të diskutimeve dhe qëndrimet e tyre ishin më shumë show-mediatik.

“Unë do thoja se ne kurorëzuam një punë disa mujore. Ka një interes të madh për rregullat e brendshme të PD. Ka pasur disa kritika, por ne kemi ndjekur një proces gjithëpërfshirës. Ky proces ka marrë mendimin e gjithë PD dhe ka pasur një grup pune që ka mbledhur të gjithë faktorët dhe ka bërë pjesë të gjitha mendimet. Kritika nuk duhet të bëhet kritikë për kritikë. Po të kishin dashur të mirën e PD duhet të ishin bërë pjesë e procesit dhe nuk duhet të bëjnë shoë. Në punimet e Kuvendit ne i dhamë mundësi të gjithëve dhe e mira ishte që ta bënim më përpara. Ka edhe njerëz të tjerë që kanë qenë pjesë e stafeve të kundërshtarit dhe vijnë dhe bëjnë kritika për shoë. Ne kemi pasur një proces gjithëpërfshirës. Ne kemi një komision që do vlerësojë kandidaturat për deputetë. Statuti i PD është i mirëpritur dhe i hapur”, ka pohuar Ristani.

I pyetur në lidhje me aksionet që do të ndërmarrë Partia Demokratike në ditët në vijim, Ristani tha se lufta opozitare është e gjerë dhe në disa plane. Ai u shpreh se PD do marrë pjesë në seancat e Kuvendit dhe nuk do e bojkotojë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së u shpreh se nuk do dëshironte që Eduard Selami të fishkëllehej gjatë kohës që po kritikonte Bashën në Kuvendin e PD.

“Nuk doja që Selami të fishkëllehet dhe kjo nuk ka të bëjë me atë që iu bë Ben Blushit dikur, sepse PD s’ka lidhje me bandat. Selami do ishte mirë që nëse do të kontribuojë në PD të merrte pjesë në proces dhe të debatonte. Elezi luajti pak me ndjeshmërinë e demokratëve kur përmendi Azem Hajdarin”, ka përfunduar Ristani.

Të fundit