Flash News

KRYESORE

Qëndrimet e ndryshme Rama-Cakaj për zgjedhjet në Malin e Zi, reagon PD: Tirana vatër përçarje mes shqiptarëve në rajon

Qëndrimet e ndryshme Rama-Cakaj për zgjedhjet në Malin e Zi,

Anëtari i Kryesisë së PD, Kreshnik Çollaku, ka reaguar lidhur me qëndrimet e kundërta të Kryeministrit Rama dhe ministrit të Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, për çështjen e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi që do të zhvillohen më 30 gusht.

Çollaku e ka cilësuar qeverinë shqiptare si "përçarëse" e shqiptarëve në rajon, teksa thekson se qëndrimet e ndryshme të tyre në preferencat e shqiptarëve në Mal të Zi, janë një provokim i padenjë.

Më tej Çollaku u ka bërë thirrje shqiptarëve në Mal të Zi të injorojnë dhe refuzojnë sjellje të tilla, sipas tij aventureske.

Statusi i plotë:

Tirana Zyrtare si vater perçarje mes shqiptareve ne rajon.

Sikur te mos mjaftonte thirrja serbisht e Rames per te mbeshtetur Gjukanovicin,duke injoruar shqiptaret e Malit te Zi te cilet gjithashtu garojne me disa parti e koalicione,mbremja nuk mund te mbyllej pa nje tjeter skandal dhe sjellje tjeter percarese nga qeveria shqiptare.

Ne deklaraten e mbremjes Gent Cakaj,nga pozita e minsitrit te jashtem ben thirrje qe te votohet njeri prej koalicioneve garuese te shqiptareve ne Mal te Zi.

Ky qendrim i Tiranes Zyrtare qe fut hundet ne vullnetin e preferencat e shqiptareve ne Mal te Zi,e perpiqet te ndikoje apo orientoje voten e tyre eshte nje tjeter provokim i padenje. Qendrime te tilla te papjekura te Ministrit te Jashtem te Shqiperise duke shpallur preference e anesi politike mes shqiptareve te Malit te Zi, shkon ne vazhden e sjelljeve percarese e ngaterresetare qe ne keto vite te qeverisjes se Edi Rames kane shkaktuar deme te pamatshme ne Kosove ,Maqedoni te Veriut e se fundmi ne Mal te Zi.

Kudo ka futur duart e hundet Edi Rama e sejmenet e tij ne ballkan,shqiptaret kane patur si produkt percarjet e problemet e brendeshme.

Kjo ndodh ne nje kohe kur me shume se kurre faktorit shqiptar ne Ballkan i duhet unitet.

Tirana Zyrtare per here te pare ne keto 30 vite eshte kthyer ne nje vater qe prodhon konflikt e mungese besimi mes aktoreve politike shqiptare ne rajon.

Deklarata e mbremjes e Gent Cakes nga korniza e ministrit te jashtem eshte nje kontribut ne thellimin e kesaj klime percarese mes shqiptareve ne Mal te Zi.

Ne u kerkojme shqiptareve te Malit te Zi,te refuzojne e injorojne sjellje te tilla aventureske.

Tirana Zyrtare sot mjerisht perfaqeson vetem nje taborr mercenaresh te cilet jane te gatshem te sakrifikojne interesat kombetare per lojra te felliqura pushteti.

Të fundit