Flash News

KRYESORE

Qëndrimi i Ambasadës Amerikane për Balilin: Mirëpresim një hetim, gjyq të shpejtë dhe të plotë

Qëndrimi i Ambasadës Amerikane për Balilin: Mirëpresim

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar lidhur me Klement Balilin, i shpallur prej kohësh në kërkim nga shteti shqiptar dhe DEA.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara, në ndryshim nga raportimet e deri tanishme që deklaronin se ai u vetë-dorëzua, shkruan se Balili u arrestua nga Policia e Shtetit dhe agjensitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar të drogës.

“Ne përgëzojmë Policinë e Shtetit dhe agjensitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky shënon një hap të madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit, dhe shërben si një përparim i prekshëm drejt hapjes së bisedimeve me BE. Ne mirëpresim një hetim dhe gjyq të shpejtë dhe të plotë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar. #KushEKaRradhën”, shkruan ambasada e SHBA.

Prapaskenat/ Klement Balili priti në shtëpi gazetarin Artan Hoxha para se të dorëzohej

Të fundit