Flash News

KRYESORE

Qëndrimi i Hajdarit, Mustafaj: Bërja politikë nuk është gjenetike. Rudina është në moshën që i falen gabimet

Qëndrimi i Hajdarit, Mustafaj: Bërja politikë nuk është

“Rudina Hajdari është në moshën që i lejohen gabimet”, kështu u shpreh analisti Besnik Mustafaj i ftuar në studion e News 24, sa i përket vendimit  të saj për të mos dorëzuar mandatet. Më tej ai shtoi se “të bërit politikë”  nuk është gjenetike, ndërsa gabimet janë dhe pjesë e mësimit.

“Nuk preferoj të bëjë koment për Rudinën. Është në një moshë që po rritet dhe po piqet. Hajdari është mbiemër shumë i rëndësishëm. Bërja politikë nuk është gjenetike. Ajo është në moshën kur i lejohen gabimet dhe gabimet janë pjesë e mësimit”, u shpreh shkurt Mustafaj.

Ai shtoi se Edi Rama nuk po tregon se është një burrë shteti. Ndërsa sa i përket qëndrimeve të ndërkombëtarëve sa i përket vendimit të PD për djegien e mandateve, tha se ishin të pritshme, por se nuk kupton si i kërkojnë Bashës të tërhiqet pasi është një vendim që nuk ka më kthim pas.

“Qëndrimi i ndërkombëtarëve ishte i pritshëm. Ata do të konsumopjnë presionin mbi opozitën, që ka shkuar kaq larg dhe nuk do të ketë më kthim mbrapa. Nuk e kuptoj se si i kërkojnë Bashës të tërhiqen mbrapsht sepse ato nuk mund të kthehen më në Parlament”, tha Mustafaj.

https://politiko.al/mustafaj-protesta-e-16-shkurtit-e-permbushi-objektivin-cfare-pritet-te-shtunen/

Të fundit