Flash News

KRYESORE

Qëndrimi i Holandës për vizat, Paloka: Një "dhuratë" e qeverisë së Rilindjes për shqiptarët

Qëndrimi i Holandës për vizat, Paloka: Një

Qëndrimin e Holandës për vendosjen e vizave, nënkryetari i PD-së Edi Paloka e konsideron “dhuratë” të qeverisë së Rilindjes së Edi Ramës për shqiptarët.

“Nuk ka nevojë të tregoni mirënjohje as pëer Berishën e as për Bashën që bën të mundur liberalizimin e vizave ,por të paktën ngrihuni për vete e mos lejoni që për shkak të një kryeministri monstër, të rikthehemi në ditët e zeza kur trajtoheshim si qytetarë të dorës sëe fundit nga Evropa”, shkruan Paloka në Facebook.

Kujtojmë që Parlamenti i Holandës votoi sot me 92 vota pro për rikthimin e vizave me Shqipërinë, nga 150 deputetë që janë gjithsej.

Reagimi i plotë i Palokës:

Çdo dite vetem lajme te keqija per shqiptaret, dhurate e nje qeverie dhe nje kryeministri qe jo vetem po shkatrron te ardhmen , por po na kthen mbrapa ne kohet me te errta .

Nuk ka kaluar shume kohe, por per fat te keq ne jemi njerez qe memorien e kemi te shkurter...2010-2019

Nuk ka kaluar shume nga koha kur  ne tentative per te shkuar drejt perendimit , qindra jete shqiptaresh humben ne ujrat e ftohta te detit apo rrepirat e maleve. I kemi harruar !!!

Kemi harruar radhet e gjata neper ambasada! Prinder qe prisnin me muaj per nje vize sepse i kishte marre malli per femijet emigrant. Vize qe ne shumicen e rasteve as nuk arrinin ta merrnin ne se nuk paguanin seksere e matrapaze jashte e brenda ambasadave...

Nuk ka nevoje te tregoni mirenjohje as per Berishen e as per Bashen qe ben te mundur liberalizimin e vizave ,por te pakten ngrihuni per vete e mos lejoni qe per shkak te nje kryeministri monster, te rikthehemi ne ditet e zeza kur trajtoheshim si qytetare te dores se fundit nga Evropa.

Të fundit