Flash News

KRYESORE

Qëndrimi i Lulzim Bashës: Nëse alternativa është falimentimi i Shqipërisë apo i 15 oligarkëve, do falimentojnë këta të fundit

Qëndrimi i Lulzim Bashës: Nëse alternativa është

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka prezantuar programin ekonomik që ka për synim të nxjerrë vendin nga kriza e thellë ekonomike. Basha theksoi se opozita synon një politikë fiskale që synon të ndezë motorët e ekonomisë.

“Politika jonë fiskale ka një synim, të ndezë motorët e fikur të ekonomisë shqiptare. Po, i qëndrojmë 9% taksës së sheshtë, e domosdoshme si taksë konkurruese në Ballkan. Një investim të huaj nuk kemi parë në këto pesë vite. Pyetje që ia kam shturuar disa herë kryeministrin të kësaj organizate, më thuaj një investim të vetëm”, deklaroi kreu i demokratëve.

Basha foli edhe për biznesin e vogël: “Për biznesin e vogël, ngritja e kufirit në 120 milionë lekë të vjetra, vendosja e pullës fiskale, vendosja e kufirit me ligj për taksat e pushtetit vendor, që vetëm në kryeqytet janë shtatëfishuar, dhe thjeshtimi i të gjitha procedurave të ndërveprimit me institucionet shtetërore.”

Kryeopozitari kërkoi edhe një ndërhyrje të drejtpërdrejt te nafta, për të cilën paguajnë çmimin ndër më të lartë në kontinent.

“Një ndërhyrje të drejtpërdrejt te nafta, eliminimi i menjëherëshm i akcizës dhe taksës së karbonit. Paguajmë naftën më të shtrenjtë, shtrenjtojmë gjithçka me këtë çmim”, tha ai.

Duke paralajmëruar anulimin e koncesioneve korruptive, Lulzim Basha theksoi se do të jenë këta oligarkë që do të falimentojnë dhe jo i gjithë vendi.

“Ne besojmë se këto masa do të sjellin shpesë dhe besim te sipërmarrja dhe te konsumatori. Këto të ardhura nuk do të shkojnë te koncesionet korruptive. Këto koncesione do të anulohen dhe do të shqyrtohen sipas ligjit antimafia. Nuk ka për të falimentuar Shqipëria për të paguar këto kontrata. Nëse alternativa është të falimentojë Shqipëria apo të falimentojnë këta të 15-të, do të falimentojnë këta të 15-të, edhe bankat që qëndrojnë pas tyre. Asnjë prej këtyre kontratave nuk do të vazhdojë, të gjitha do të anulohen”, paralajmëroi Basha.

Basha tha se kjo betejë për ekonominë është ekzistenciale për një Shqipëri që ofron mundësi për të gjithë qytetarët.

http://politiko.al/tryeza-e-opozites-per-buxhetin-lsi-ka-paqartesi-strategjike/

http://politiko.al/buxheti-2019-dashamir-shehi-a-do-u-dalim-per-zot-ketyre-njerezve-shqiptaret-nuk-mund-te-paguhen-me-200-euro/

Të fundit