Flash News

KRYESORE

Qëndrimi i Majkos në Kuvend për teatrin, reagon regjisori i njohur: Faleminderit! Të paktën s’u bëre viç për lëkurë!

Mbrëmë, pas disa orësh diskutimesh dhe debatesh në Kuvend lidhur me projektligjin për shembjen e teatrit, mazhoranca ka mundur ta miratojë me 75 vota. Opozita ishte kundër, ndërsa ajo ra në sy dhe që u kthye edhe në një “mollë sherri” te mazhoranca ishte qëndrimi kundër i ministrit të Diasporës, Pandeli Majko, i cili u largua dhe nuk pranoi ta votojë apo pro as kundër.

Ky qëndrim është përshëndetur nga ana e artistëve. Është regjisori Kastriot Çipi, i cili e falënderon publikisht për gjestin.

“Faleminderit Pandeli Majko! Të paktën ti nuk u bëre viç për lëkurë! Të presim në sheshin e Teatrit, në sheshin Demokracia!”, shkruan Çipi.

Të fundit