Flash News

KRYESORE

Qëndrimi i Majkos për teatrin në Kuvend, si e komenton Albana Vokshi

Qëndrimi i Majkos për teatrin në Kuvend, si e komenton Albana

Qëndrimi i ministrit të Diasporës, Pandeli Majko dje në seancën plenare pak para votimit të projektligjit për shembjen e teatrit ka ngjallur shumë reagime.

Pas sherrit me kryeministrin Edi Rama, Majko është parë nga mediat duke i larguar nga salla e Kuvendit e në këtë mënyrë nuk ka marrë pjesë në votimin për projektligjin e shumëpërfolur.

Gjesti i tij është pritur mirë nga kundërshtuesit e këtij projektligji, përfshirë edhe përfaqësuesit e opozitës.

Deputetja e PD, Albana Vokshi e ka përshëndetur këtë veprim të ministrit, ndërsa shkruan: “Veprimi i Pandeli Majkos për të mos votuar ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar, është për t'u përshëndetur!!”.

 

Të fundit