Flash News

KRYESORE

Qëndrimi i Metës për “Unazën e Re”, Veliaj: Nga Presidenti anti-lodra tek ai anti-rrugë

Qëndrimi i Metës për “Unazën e Re”, Veliaj: Nga

Lidhur me qëndrimin e mbajtur gjatë ditës së sotme nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pas reagimit të kryeministrit Edi Rama,  ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në disa reagime në rrjetet sociale, kryebashkiaku Veliaj thekson se Unaza e Re i duhet Tiranës dhe se institucionet kanë ofruar shpronësim qind për qind për ata që i kanë pronat me letra.

“Te Unaza e Re:  Shpronësim 100%. Kompanitë hileqare në arrest. Unaza i duhet Tiranës. Do qe zhgënjyese nëse vemi nga Presidenti anti-lodra tek ai anti-rrugë! Mos saboto Tiranën”, shkruan Veliaj në një prej reagimeve të tij.

Të fundit