Flash News

KRYESORE

Qëndrimi i opozitës së re për ‘Zgjedhoren’, Mustafa Nano: Shumica prej tyre janë qesharakë

Qëndrimi i opozitës së re për ‘Zgjedhoren’,

Analisti Mustafa Nano nuk bie dakord me qëndrimin e opozitës paralametare që paralajmëron se nuk do votojë reformën zgjedhore nëse nuk plotësohen kushtet e tyre.

Për gazetën 'Tema' analisti Nano tha se opozita e re nuk i ka kredencialet për t’u imponuar, përsa kohë ka mbështetur me votë shumë projektligje të qeverisë.

'Nuk e di sa kompaktë janë deputetët e opozitës parlamentare. Të majtët po të duan votat e tyre kanë për ti marrë. Shumica e shqiptarëve mendojnë se opozita parlamentare është joserioze. Shumë prej tyre janë qesharakë. Nuk kanë kredencialet për t’u imponuar. Nuk u shkon ta bëjnë në një kohë kur sa herë i është dashur maxhorancës, kanë votuar'.

Lidhur me propozimin e kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, që zgjedhjet të mbahen me 9 maj të vitit të ardhshëm, analisti tha se ky ishte një provokim i lehtë.

'Nuk shoh sensibilitete të ndryshme lidhur me antifashizmin. Në përgjithësi antifashizmi njihet si vlerë. E bërë nga Taulant Balla, del si provokim. Ai e ka thënë për të bërë një provokim të lehtë'.

Të fundit