Flash News

KRYESORE

Qëndrimi i Ramës për Xhafajn, reagon PD: Do pendohesh, do i’a dëgjosh krismën

Qëndrimi i Ramës për Xhafajn, reagon PD: Do pendohesh, do

Vjen reagimi i parë nga PD, pas qëndrimit që mbajti kryeministri Edi Rama lidhur me kërkesën e opozitës për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Rama në mbledhjen e grupit parlamentar deklaroi se nuk do të shkarkojë ministrin, por njëkohësisht pret të provojë akuzat nga Prokuroria.

Deputeti i PD, Edi Paloka nga protesta që po zhvillohet te ministria e Brendshme deklaroi se Rama do të pendohet për deklaratat e lëshuara ditën e sotme.

“Rama dha urdhër se ky përgjim nuk është i vërtetë. Kështu tha edhe për Tahirin, i cili sot është në arrest shtëpie. Xhafajt do t’ja dëgjojmë krismën. Nuk janë rastësisht këta ministra të lidhur me krimin. Mafia të detyron të bësh një krim para se të fusë në gjirin e saj. Rama mbajti qëndrimin që pritej, fajtore opozita dhe media, pra ata që i denoncojnë krimet jo ata që i kryejnë.

Rama mori në mbrojtje Xhafajn , njësoj si Tahirin. Rasti i Xhafaj sapo ka filluar dhe Rama do pendohet për deklaratat që bëri sot. Nuk do ndalemi derisa Xhafaj të iki. Kjo histori sapo ka filluar”, u shpreh Paloka.

Të fundit