Flash News

KRYESORE

Qëndrimi i Mourinho te United vendoset nga rezultati i sfidës me Tottenham

Qëndrimi i Mourinho te United vendoset nga rezultati i sfidës me

Qëndrimi i trajnerit portugez Jose Mourinho në pankinën e Manchester United do të varet nga ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Anglisë, kundër Tottenhamit.

Sipas “Manchester Evening News”, nëse “djajtë e kuq” eliminohen nga skuadra londineze në sfidën që do të luhet në “Wembley” më 21 prill, atëherë drejtuesit e klubit do të vendosin të shkarkojnë trajnerin portugez, edhe pse ai rinovoi në janar kontratën me Manchester United deri në vitin 2020.

Problemi për Mourinhon është se nuk diskutohet vetëm për rezultatet e ekipit, por edhe për sjelljen e tij, ku së fundmi, 55-vjeçari ka lëshuar kritika të shumta në drejtim të futbollistëve të tij, e sidomos ndaj Pogba-së dhe Luke Shaw.

Të fundit