Flash News

KRYESORE

Qëndrimi i ri i LSI/ Kryemadhi dhe Vasili: Reforma në drejtësi vdiq, s’ka kryeprokuror me shumicë të thjeshtë

Qëndrimi i ri i LSI/ Kryemadhi dhe Vasili: Reforma në drejtësi

Kryetari i grupit parlamentar të Lsi Petrit Vasili ka lëshuar akuzat e radhës ndaj mazhorancës.

Në një tastus në Facebook, ai shkruan:

Komisioni i ligjeve asgjeson 140 votat e kuvendit, qe i vune vulen reformes ne drejtesi naten e 21-22 korrikut 2016.

Reforma vdiq, rrofte reforma.

Ndërkohë, Monika Kryemadhi ka folur lidhur me propozimin publik për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, që kryeministri Edi Rama i bëri kryedemokratit Lulzim Basha.

Kryetarja e LSI-së thotë se çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza, por në parlament.

“Zgjidhja e çështjes është ndër më të rëndësishmet, pse në ditën e fundit duhet ta diskutojmë. Çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza, por në parlament, jo me allishverishe politike. Duhet të ulemi në institucionet parlamentare.

Ne na kanë kaluar të gjitha afatet, duhet të ishin ngritur KED, KLP dhe të gjitha të tjerat. Nuk mund të përdorim dy standarde. EURALIUS dhe OPDAT të na thonë ku është shkruar në kushtetutë se Kryeprokurori mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë” deklaroi ajo në “Zërin e Amerikës”.

Të fundit