Flash News

KRYESORE

“Qëndro në shtëpi”, Basha publikon videon: Është një kohë sakrificash

“Qëndro në shtëpi”, Basha publikon videon:

Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video sensibilizuese në kohën kur e gjitha bota është përfshirë në pandeminë ‘covid-19’.

Sipas Bashës, kjo është një kohë sakrificash që gjithsecili prej nesh duhet te bëjë për shëndetin e tij dhe të familjes.

“Të dashur bashkëqytetarë, kjo është një kohë sakrificash që gjithsecili prej nesh duhet t’i bëjë për shëndetin e tij dhe të familjes. Ju bëj thirrje të respektoni me përpikmëri të gjitha udhëzimet mbi distancimin social dhe higjenën! Duke ndjekur me përpikmëri këshillat e mjekëve, duke qëndruar në shtëpi, ne japim kontributin tonë për ngadalësimin e përhapjes së virusit, dhe për ta kaluar këtë të keqe me sa më pak pasoja për jetën dhe shëndetin tonë dhe të dashurve tanë!”, shkruan Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2699996546765467/

Të fundit