Flash News

KRYESORE

Qëndroi gjithë natën me artistët, Basha: Afera me TK, vjedhja më e dhunshme që po iu bëhet shqiptarëve

Qëndroi gjithë natën me artistët, Basha: Afera me TK,

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një postimi në twitter ka reaguar sërish për çështjen e Teatrit Kombëtar, pas qëndrimit të gjatë natës së mbrëmshme në mbështetje të artistëve.

Teksa ka shpërndarë postimin e organizatës ‘Europa Nostra’, Basha shprehet se çështja e Teatrit është një vjedhje e dhunshme dhe një akt lufte që po iu bëhet shqiptarëve sidomos gjatë kësaj situate pandemie.

“Afera me TK është vjedhja më e dhunshme që u bëhet shqiptarëve nga Rama. Grabitja e TK në mes të pandemisë është akt lufte ndaj shoqërisë dhe ekonomisë që po rrënohen nga RAMAVIRUSI: varfëri masive, krizë e thellë, papunësi e lartë, institucione të kapura dhe korrupsion rekord.”, shkruan Basha.

Kujtojmë që ditën e djeshme, Europa Nostra kundërshtoi shembjen e godinës së Teatrit, të cilin e ka shpallur dhe si një nga 7 ndërtesat më të rrezikuara në Europë.

“Ne jemi për trashëgiminë kulturore të Europës. Prandaj  ne e kundërshtojmë propozimin për prishjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar në Tiranë, një nga 7 sitet kulturore më të rrezikuara në Europë. Teatri është i mbrojtur nga legjislacioni vendas, si dhe shoqëria civile e ekspertët.”, thuhej në deklaratën e Europa Nostra.

Të fundit