Flash News

KRYESORE

Qëndroi krah Berishës që nga themelimi i PD-së, ish-kryeministri: Si fitoi Golemi mbështetjen e të gjithëve

Qëndroi krah Berishës që nga themelimi i PD-së,

Për ndarjen nga jeta të intelektuales, mjekes dhe ish-deputetes së Partisë Demokratike ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një postim në ‘facebook’ Berisha rendit cilësitë dhe virtytet e Golemit, një ndër intelekualet e para që iu bashkua PD-së dhe që fitoi mbështetjen e të gjithëve falë punës së saj si mjeke dhe kujdesit ndaj çdo individi. 

“Me themelimin e Partisë Demokratike, Dr. Rushen Golemi do të ishte ndër të parët intelektual të shquar që do angazhohej me guxim dhe vendosmeri në mbështetje të saj dhe ne zgjedhjet e vitit 1992 do përfaqesonte me dinjitet PD në parlamentin e Shqipërisë”, shprehet Berisha.

Reagimi i Plotë i Sali Berishës:

Dr. Rrushen Golemi ndahet nga ne pergjithmone!

Te dashur miq, dje u nda jeta Dr. Rushen Golemi, ish deputete e njohur e Partise Demokratike, nje nga personalitetet me te shquara te mjekesise tone, kirurge e talentuar, pedagoge e afte, ikone e vertet e virtutit, aftesise, fisnikrise dhe suksesit ne familje, profesion, shkence, politike, e gruas shqiptare. Pasardhese e nje familje atdhetare te njohur, kirurgia e pare e diplomuar shqiptare me aftesite, talentin, sakrificat, punen vetmohuese ne mjekimin kirurgjikal te te semureve dhe pregatitjen e studenteve dhe mjekeve te rinj, Dr Rushen Golemi do fitonte respektin e madh, dashurine dhe admirimin e te semureve dhe studenteve, kolegeve te saj por dhe te mbare shoqerise shqiptare.

Me themelimin e Partise Demokratike, Dr. Rushen Golemi do te ishte nder te paret intelektual te shquar qe do angazhohej me guxim dhe vendosmeri ne mbeshtetje te saj dhe ne zgjedhjet e vitit 1992 do perfaqesonte me dinjitet PD ne parlamentin e Shqiperise.

Ndarja nga jeta e Dr. Rushen Golemit eshte nje humbje e madhe per familjen e saj, miqte, dashamiresit e shumte, demokratet dhe mbare shqiptaret. Duke shprehur ngushellimet me te thella familjes dhe te afermeve te saj, lutem se bashku me ta qe shpirti Dr. Rushen Golemit te gjeje paqen e merituar! sb

Të fundit