Flash News

KRYESORE

Qentë e rrugës ‘shqyejnë’ turistin francez në Pukë, përfundon në urgjencë me plagë në gjithë trupin

Qentë e rrugës ‘shqyejnë’  turistin francez në

Qentë e rrugës janë kthyer në një shqetësim real kudo nëpër Shqipëri. Rasti i fundit është regjistruar në Pukë, ku qentë e rrugës kanë kafshuar një turist francez, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Pukës.

Burime pranë Politiko.al bëjnë me dije se para dy ditësh, turisti është mjekuar në kirurgjinë e Pukës me 20 penj nga plagët e shkaktuara nga kafshimet e qenve.  Të njëjtat burime bëjnë me dije se turisti ka pësuar plagë në gjithë trupin dhe është gjetur nga kalimtarët me rroba të grisura dhe i mbuluar në gjak.

Turisti kishte dalë të bënte vrap, kur është kafshuar .

Ky nuk është rasti i parë kur kalimtarët kafshohen nga qentë e rrugës.

Të fundit