Flash News

KRYESORE

Qentë i nxjerrin zbuluar, u gjejnë drogë tre shqiptarëve brenda shtëpisë në Itali

Qentë i nxjerrin zbuluar, u gjejnë drogë tre shqiptarëve

Qentë anti-drogë kanë nxjerrë zbuluar tre shqiptarë, të cilëve u kanë gjetur drogë brenda shtëpisë në Itali.

Policia italiane e Raguzës ka arrestuar tre shqiptarë, pasi u kapën me një sasi prej 50 kg hashash dhe 1 kg kokainë.

Siç raportojnë mediat vendase, shqiptarët e arrestuar janë, Pandeli Prifti, 40 vjeç, Luzim Ndreu, 38 vjeç dhe Kujtim Rapushi, 37 vjeç.

Droga ishte fshehur në një shtëpi në Vittoria. Qentë anti-droge gjatë patrullimit të zonave të jashtme pranë vilës, kanë zbuluar gjithashtu praninë e drogës brenda një automjeti të parkuar. Sipas policisë së Raguzës, droga e kapur kishte vlerën e 600 mijë euro.

Të fundit