Flash News

KRYESORE

“Qershia mbi tortë kur Gjiknuri foli në emër të Petritit”, Vasili i përgjigjet Hajdarit: Gënjeshtra është turp!

“Qershia mbi tortë kur Gjiknuri foli në emër të

Përfaqësuesi i LSI-së në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, Petrit Vasili i është përgjigjur Rudina Hajdarit, e cila pas mbledhjes të mbajtur sot doli e irrituar, duke deklaruar se “Gjiknuri foli në emër të Petrit Vasilit për ndryshimin e sistemit zgjedhor, dhe se palët politike kërkojnë t'i bëjnë bisht këtij ndryshimi.

"Momentin që bëhet fjalë për ndryshimin e sistemit e qershia mbi tortë në këtë mbledhje ishte kur Gjiknuri foli në emër të Vasilit. Kishim tre orë që debatonim, por kur erdhi puna te sistemi tha Gjiknuri e tha opinionin e tij”, tha Hajdari, ndërsa Vasili, në emisionin " Opinion" në Neës 24, e komentoi këtë deklaratës të Hajdarit, duke thënë se “Gjiknuri u vendos hapur në krah të zonjës Hajdari. Ata kërkonin që të vazhdohej si të vijohet diskutimi me sistemin. Gënjeshtra nuk ka qenë ndonjëherë meritë, por një turp. Aq më tepër në moshë të re, të jep nurin e karakterin. Fakti që Gjiknuri është kapur në vjedhje votash është problem shumë i madh moral. Sigurisht është një tregues i keq. Ky është kompromentim politik. Maxhoranca do që ta kompromentojë këtë proces”.

https://politiko.al/zgjedhorja-hajdari-del-e-revoltuar-nga-mbledhja-erdha-ne-shqiperi-per-te-ndryshuar-sistemin-keta-i-shkelin-syrin-njeri-tjetrit/

Të fundit