Flash News

KRYESORE

Qeshi ndaj akuzave të Bashës, reagon Taulant Balla pas kapjes së 3.4 milion eurove: S'ke këllqe...

Qeshi ndaj akuzave të Bashës, reagon Taulant Balla pas kapjes së

Ishte kryedemokrati Lulzim Basha që në seancën e së enjtes akuzoi Taulant Ballën për përfshirjen në skandalin e trafikut të parave.

Pak minuta më parë ka reaguar Taulant Balla nëpërmjet një statusi në 'Facebook' ndaj akuzave të Bashës, si garantues i hyrjes së parave në Shqipëri.

“O Babale! Mjere kush te beson ty akoma dhe taksirati yne qe kemi perballe nje opozite qe e ktheve ne teater babalesh!

Je kaq i mbaruar o Babale sa tani nuk ke me kellqe as te shtrengosh llastikun e brekusheve te rrenave, qe te bien perdite ne sy te miletit dhe ti hic s’do me dit, po vazhdon si budallai i fshatit... Hajde Babale hajde, fli gjume tani fli se per sot e dhe shfaqjen e renies se brekusheve”, i drejtohet Balla Bashës.

Basha foli në Kuvend për një 'Toyota Yaris' me 1.5 milion euro, të cilat janë para droge dhe të lidhura me zyrtarët e Qeverisë. 24 orë pasi paratë u kapën në Portin e Durrësit, Policia njoftoi se brenda në makinë u gjetën 3.4 milionë euro.

Të fundit